Ambasadori britanik Kif: "Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova për ne është shtet"

Aktuale

Ambasadori britanik Kif: "Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova për ne është shtet"

Nga: Fatmir Beka Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:53
Denis Kif

Ambasadori në shkuarje i Britanisë në Serbisë Denis Kif  ka deklaruar se dy vendet kanë raport kompleks, por ndajnë vlera të njëjta."Duhet të bisedojmë për çështje të vështira, por mundemi sepse ndajmë vlera të përbashkëta ", ka thënë Kif  për RTV Vojvodina, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka vlerësuar se propozimi i rezolutës për Srebrenicën në KS të OKB-së para tri viteve nuk ishte drejtuar kundër Serbisë dhe nënvizoi se për pajtim në regjion janë të nevojshme ‘sinqeriteti dhe diskutimi i hapur dhe jo relativizmi”.

Në pyetjen se pas aksioneve të njësisë speciale policore në veri të Kosovës qëndrojnë këshilltarët britanik, Kif ka thënë se “ nuk flet për teoritë edhe komplote” dhe vlerësoi se këto janë “marrëzi”.

"Politika jonë rreth Kosovës është të mbështesim kthimin në dialog me ndërmjetësimin e BE. Ne jemi miq në Ballkan, Kosova për ne është shtet, por them se duhet të bisedoni dhe të zgjidhja të arrihet me dialog” ka thënë Kif.

Ai thekoi se hyrja e Serbisë në Be është në interes të Beogradit dhe Londrës, sepse Britania e Madhe dëshiron “ Ballkan “stabil, të sigurt dhe prosperues”.

Me rastin e daljes së Britanisë nga BE(Brexit), Kif ka thënë se nuk është  e vërtetë se ai vend “shkon nga Evropa”, se është anëtare e NATO-së dhe se do “mbetet partner i të gjitha vendeve të BE-së dhe Ballkanit ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat