Analisti nga diaspora: Banorëve të Luginës t’u njihet e drejta për bashkim me Kosovën

Aktuale

Analisti nga diaspora: Banorëve të Luginës t’u njihet e drejta për bashkim me Kosovën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:21
Foto

Analisti Uk Lushi e quan hap të mirë vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Luginën e Preshevës.

Ai thotë banorëve të Luginës t’u njihet e drejta për bashkim me Kosovën.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga të gjitha partitë, në Luginën e Preshevës është hap shumë i mirë.

Banorëve të Kosovës Lindore duhet t’u respektohet vullneti demokratik që të bashkohen me Republikën e Kosovës.

Politikanët e Kosovës duhet të bëjnë shembull unitetin e përbërjes së delegacionit të Kuvendit në Luginë sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe mund të gjenden zgjidhje më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat