E nis me Lutjet e Mëngjesit, kjo është agjenda e Haradinaj në Gjermani

Aktuale

E nis me Lutjet e Mëngjesit, kjo është agjenda e Haradinaj në Gjermani

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:14
Ramush Haradinaj

I pari i Qeverisë Ramush Haradinaj sot do të vazhdojë takimet zyrtare në Berlin. Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e disa deputetë, Haradinaj sot do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e do të takohet me disa deputetë të CDU-së.

Fillimisht, Haradinaj do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit e pastaj do të takohet me deputetët e CDU-së, Peter Beyer, Christian Schmidt dhe Johann Wadephul.

Në anën tjetër, dje pas takimit që pati me kancelaren gjermane, Haradinaj deklaroi se kanë diskutuar për disa tema në theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi.

Sa i përket taksës së vendosur nga Qeveria për të gjitha produktet serbe e boshnjake, i pari i Qeverisë deklaroi se kjo masë nuk do të hiqet, pa njohjen reciproke nga shteti serb.

Në takim u konfirmua sipas kryeministrit se Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për kosovarët, megjithëse u tha se duhet ende punë për të bërë.

Ndryshe, është  raportuar dje se ka mundësi që samiti i paraparë të mbahet në Paris të dështojë, kjo pasi që Kosova e Serbia nuk kanë bërë asnjë hap që do t’i hapte rrugë vazhdimit të dialogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat