Serbisë i vjen një goditje e madhe nga Amerika

Aktuale

Serbisë i vjen një goditje e madhe nga Amerika

Nga: F.B. Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:24
Flamuri amerikan

Profesorët universitar amerikanë David L. Phillips dhe Gregori Rejmond  në deklarata për “Danas” përcjell “Bota Sot” kanë komentuar ndryshe porosinë e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Metju Palmer se është e nevojshme që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës “urgjentisht të vazhdoj”.

Sipas mendimit të Phillips, ligjërues në Universitetin Kolumbia “dialogu rreth Kosovës duhet të vazhdoj pa asnjë kusht ndaj pushtetit të Kosovës, ndërkohë Rejmond ligjërues në Universitetin Bojs në Ajdah, konstaton se parakusht për kthim në tavolinë të bisedimeve është heqja e taksës nga ane Serbisë.

Phillips mendon se Palmer me qëndrimin se është e nevojshme “heqja e pengesave në kuptimin e taksës” ka hedhur poshtë “raportin special që ekziston mes ShBA-ve dhe Kosovës”.

“Taksat që ka vendos Kosova nuk janë arbitrare dhe nuk kanë “nxitur me asgjë”. Taksat janë vendos si përgjigje e përpjekjeve sistematike të Serbisë që të bllokoj përpjekjet e Kosovës që të fitoj njohje në nivelin global. Serbia ka shfrytëzuar taktikën “dorës së rëndë” që të kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në Interpol, loboi në vende të caktuara kundër njohjes së Kosovës dhe apeloi tek vendet që ende se kanë njohur të tërheqin njohjet. Të dërguarit serb nuk mund të ulen në tavolinë në Bruksel dhe të flasin për normalizim përderisa punojnë në prishjen e raporteve ndërkombëtare për Kosovën, ka thënë ai.

Phillips ka theksuar se Metju Palmer „ ka të drejtë “kur thotë se dialogu urgjent duhet të vazhdohet, por “ kjo duhet të jetë pa kushte sepse sabotimi I përpjekjeve të Kosovës për njohje në nivelin ndërkombëtar e shkatërron besimin”.

“Nuk mund të ketë kthim në gjendje që ka ekzistuar para se Kosova të shpall pavarësinë dhe para se është njohur nga 116 shtete. NATO e udhëhequr nga ShBA u nis në luftë për të ndaluar Serbinë të kryej gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Serbia ishte agresor, Kosova ishte viktimë, në vend të bëjë presion që Kosova të heq taksën duhet bërë presion që Serbia të njeh Kosovën. Nëse Serbia insiston kushte në vazhdimin e dialogut,  qeveria e Kosovës duhet të kushtëzoj dialogun me informatat për rreth 6 mijë të pagjetur që janë viktima të luftës.

Filips mendon se BE nëse dëshiron të jetën “ndërmjetësues I drejtë” në bisedime duhet të “tregoj vullnet të mirë” dhe të heq vizat për Kosovën. Ai po ashtu nënvizoi se në kohën kur shkon nga mandate i saj Mogerini” ShBA duhet të luajnë rol më të fuqishëm ndërmjetësues “.

“Heqja e taksës duhet të shikohet në kontestin e shqyrtimit të normalizimit të gjerë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Përderisa Serbia nuk pranon Kosovën, taksat janë të arsyeshme dhe duhet të jenë në fuqi tha profesori amerikan.

Në anën tjetër Rejmond shprehet se është I pajtimit se taksat duhet të hiqen dhe të i jepet “shansi” dialogut.

“Nuk shoh asnjë përfitim nga taksat. Në rastin më të mirë bisedimet e ardhshme rreth problemit të Kosovës do të jenë komplekse dhe të rënda ndonëse nuk ka garancion se dialogu do ofroj zgjidhje në të gjitha çështjet, por ato mbesin rruga më konstruktive në të cilin duhet shkuar tha ai.

Gregori Rejmond ka thënë se komenti i Palmer tregon se ShBA “përpiqet që të përdor shtyllat e forcës ndaj Prishtinës, me qëllim që qeveria e Kosovës të heq taksën dhe të vazhdoj dialogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat