Thaçi takohet me diplomatin amerikan

Aktuale

Thaçi takohet me diplomatin amerikan

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:38
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë është takuar me Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe dhe Euroazi.

Për takimin e tij me diplomatin amerikan Thaçi ka njoftuar edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Thaçi po qëndron në shtetin sllovak për të marr pjesë në Forumin “Globsec2019” .

Presidenti më pas ka shkruar se në panel me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të flasin për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë për të dyja vende dhe tërë rajonin.

“Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat