Kjo është pasuria e Adem Mikullovcit

Aktuale

Kjo është pasuria e Adem Mikullovcit

Nga: N.Sh Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:28
Adem Mikullovci

Në Agjencinë Antikorrupsion, përveç liderëve të institucioneve pasurinë e kanë deklaruar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Edhe deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, aktori Adem Mikullovci ka deklaruar pasurinë e tij.

Ai ka deklaruar shtëpinë e tij në vlerë prej 90 mijë eurove të cilën e ka blerë nga shitja e banesës dhe kredia, veturen “Peuget 106” të cilën e ka blerë në vitin 2015 dhe që e vozitë bashkëshortja e tij.

Kurse, në krahasim me kolegët e tij, Mikullovci ka pak para në bankë, ai ka deklaruar vetëm 2,800 euro në një nga bankat në Kosovë.

Të hyrat vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, Mikullovci i ka deklaruar mbi 24 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat