Gëzim Kelmendi reagon ndaj pasurisë së deklaruar të politikanëve milioner, ja çka dyshon

Aktuale

Gëzim Kelmendi reagon ndaj pasurisë së deklaruar të politikanëve milioner, ja çka dyshon

Nga: N.Sh Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:29
Gëzim Kelmendi

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, tani kryetar i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklarimit të pasurisë së politikanëve tanë në Agjencinë e Antikorrupsionit.

Kelmendi dyshon se ajo çka kanë deklaruar politikanët është sa një pushim dimëror apo veror kushton sa pasuria që e kanë deklaruar, ndërsa shton se e vërteta është ndryshe dhe të gjithë tjerët e dijnë të vërtetën.

“Agjensioni Kundërkorrupsion nuk ka as forcë dhe as mekanizëm ta zbuloj pasurinë multimilionëshe të politikanëve. Këtë më së miri e dijnë biznesmenët dhe afaristët e ndryshëm që bashkëpunojnë me këta politikan”, shkruan Kelmendi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, edhe SHBA-ja dhe BE-ja i njohin politikanët milionerë të Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Vetëm një pushim veror apo dimëror kushton sa pasuria që kanë deklaruar politikanët e Kosovës.

Këto ditë në media është raportuar për deklarimet e pasurisë të disa politikanëve të Kosovës.

Ajo që bie në sy është se pjesa dërrmuese e tyre kanë marrë borgje, një pjesë e tyre ka pasuri në emër të bashkëshorteve të tyre, e disa janë duke jetuar dhe të varur nga paga e tyre.

Por e vërteta është ndryshe, të gjithë e dijnë të vërtetën.

Edhe njerëzit, edhe shpezët në qiell edhe kafshët në tokë e dijnë se këta politikanë po gënjejnë.

Vetëm një pushim i tyre veror apo dimëror kushton sa pasuria që kanë deklaruar.

Agjensioni Kundërkorrupsion nuk ka as forcë dhe as mekanizëm ta zbuloj pasurinë multimilionëshe të politikanëve.

Këtë më së miri e dijnë biznesmenët dhe afaristët e ndryshëm që bashkëpunojnë me këta politikan.

Këta politikan janë pengesa kryesore e mosliberalizimit të vizave.

Edhe SHBA-ja edhe BE-ja i njohin milionerët e politikës kosovare.

Por këta milionerë politikanë e gënjejnë edhe popullin, edhe shtetin e Kosovës edhe SHBA-në edhe BE-në.

Kosova do të frymoj lirshëm kur do të sundoj drejtësia në këtë vend.

Drejtësia do të vijë një ditë.

"Çdo gjë këputet prej së holli, por zullumi këputet prej së trashi".

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat