Vuçiq e tallë keq Presidentin Thaçin në Bratisllavë, ja çka i thotë

Aktuale

Vuçiq e tallë keq Presidentin Thaçin në Bratisllavë, ja çka i thotë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:41
Vuçiq dhe Thaçi

(E plotësuar) - Thaçi: Në kërkim të mundësive për vazhdimin e dialogut të pa kushtëzuar

Në Bratisllavë, në kuadër të forumit ndërkombëtar “GlobSec”, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për media pas përfundimit të panelit ku u diskutua për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku pjesë panelit ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, theksoi se pati pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual, ka dallime thelbësore që janë krejt normale.

Thaçi: Pavarësisht nga kritikët, dialogu nuk ka alternativë

 “Sa i përket debatit me presidentët, Gjukanoviq dhe Vuçiq, mendoj se ishte në frymën e një diskutimi të kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut, tejkalimin e pengesave dhe vështirësive që kemi aktualisht që dialogu të mos kushtëzohet dhe që të mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare historike, gjithëpërfshirëse, që do të përmbyllej me njohje reciproke të shtetit të Kosovës nga Serbia. Pavarësisht nga kritikët dhe skeptikët, dialogu nuk ka alternativë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Forumi është një mundësi e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës që të afirmojë të arriturat e veta dhe t’i prezantojë sukseset si vend i pavarur dhe sovran.

Thaci: Serbia duhet të implementojë marrëveshjet që ka marr

“Në Bratisllavë në shtetin ku ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, pra Sllovakia dhe katër shtete të Bashkimit Evropian. Ishin mundësi të mira të takoheshim me personalitetet të ndryshme dhe lider të ndryshëm edhe të Bashkimit Evropian por edhe me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe zyrtarë të ShBA nga Departamenti i Shtetit dhe Senati konfirmuan mbështetjen e fuqishme që do të ketë Kosova edhe në të ardhmen. Ndërsa, në diskutimin që sapo ndodhi në Forum, ku panelistë ishim edhe unë si president i Kosovës, presidenti i Serbisë Vuçiq dhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, natyrisht se ka pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual. Ka dallime thelbësore që janë krejt normale. Edhe për proceset e dialogut në të kaluarën. Për procesin e implementimit. Serbia duhet të implementojë marrëveshjet dhe obligimet që ka marr qoftë për sektorin e energjisë dhe IBM-së”, tha Thaçi.

Presidenti tha se në këtë Panel, është kërkuar nga Serbia që të krijojë mundësi për të mos penguar serbët në veri për të funksionalizuar çështjen e urës në qytetin e ndarë dhe njerëzit, ndërsa Kosova t’i krejt të gjitha obligimet që i ka nënshkruar në vitin 2013, por në të njëjtën kohë Serbia mos t’i pengoj qytetarët serb të Kosovës për të participuar në kuadër të përgjegjësive që kemi marr ne në Bruksel.

Ndërsa presidenti përveç takimit të ndryshme që ka pasur paradite, me diplomatin amerikan Philip Reeker, pasdite është takuar edhe me senatorin Ronald Johnson.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai serb, Aleksandër Vuçiq patën një përplasje sa i përket njohurisë së gjuhës angleze.

Për herë të parë, kur presidentit iu dha fjala në panel, u bë i ditur se i njëjti do të flasë në gjuhën shqipe.

Këtë herë reagoi edhe Vuçiq, duke i kërkuar Thaçit që të flasë në gjuhën angleze.

“Flisni në gjuhën angleze”, i tha dy herë Vuçiq homologut të tij kosovar.

Megjithatë Thaçi vazhdoi fjalimin e tij në shqip. Kjo nuk e ndali presidentin serb që vazhdoi t’i thojë presidentit të Kosovës që të flasë në gjuhën angleze, kësaj radhe madje edhe duke e tallur.

“Pyetne Thaçin në gjuhën shqipe, sepse ai nuk di të flasë anglisht” tha Vuciq.

Në këtë forum po bisedohet me theks të vecant për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Image

Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asosciacionit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ishte pjesë e panelit të foumit GLOBSEC 2019, që po mbahet në Bratislavë, duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se marrëveshja e vitit 2013 ka pasur një ndikim jashtëzakonisht pozitiv.

Sipas Thaçit, marrëveshja e vitit 2013 pati një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket marrëdhënieve tona.

“Ishte integrimi territorial por edhe çështja sociale e komunitetit serb në Kosovë në institucionet dhe në jetën sociale në pjesën veriore të Kosovës por edhe në tërë territorin e Kosovës. Kemi integrim në drejtësi, polici, lëvizja e lirë e qytetarëve, policia multietnike dhe oficerëve doganorë  në mes kufirit të Kosovës me Serbinë, largimi i barrikadave në pjesën veriore dhe nuk ka probleme ndëretnike. Gjithashtu për këtë të parë janë zgjedhjet qendrore dhe lokale ku mori pjesë  komuniteti serb. Për këtë do të doja t’i shprehë mirënjohjen presidentit Aleksandar Vuçiq i cili i ka vizituar dhe i ka bindur për të marrë pjesë në procesin zgjedhor i cili ishte organizuar sipas ligjeve të Kosovës”, tha ai.

Thaçi: Lista Serbe nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit të shkruajnë statusin e Asosciacionit

“Disa gjëra të cilat kanë mbetur për t’u  zbatuar nga të dyja palët. Kosovës i duhet të zbatojë marrëveshjen për asociacionin sipas ligjeve të Kosovës, me theks të veçantë  Kushtetutës së Kosovës. Ajo çka është e rëndësishme është se gjithmonë ka ekzistuar dëshira që kjo të rrihet por fatkeqësisht Lista Serbe, politikanët serb në Kosovë, nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit dhe të shkruajnë statusin e Asosciacionit”, tha ai. 

Thaçi shtoi se rreth 75 përqind e qytetarëve janë pro dialogut dhe të gjithë duan që lëvizet më shpejt drejt NATO-s  dhe BE-së.

Thaçi: Mënyra se si kemi mbetur të izoluar është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje

“Qytetarët e Kosovës e duan dialogun, e duan një marrëveshje në mes Kosovës me Serbinë, e cila do të forconte integrimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, investimet në Kosovë, për një mirëqenie më të mirë dhe një jetë më të mirë. Mënyra se si kemi mbetur të izoluar, pa liberalizim të vizave nga BE-ja është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje. Një zgjidhje jo e cila kalon përmes Beogradit, por një zgjidhje nga institucionet e BE-së, duke ndërtuar marrëdhënie më të mira dhe për këtë shpresoj  dhe punoj që të arrihet ky objektiv.  Ka shumë skeptikë dhe kritikë të cilët thonë se drejtësia nuk është në anën tonë”, tha ai.

Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Nesër do të flas në telefon me Angela Merkelin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, teksa ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i është përgjigjur presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili gjatë debatit fliste për mënyra alternative për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i shtetit serb ka thënë që do të ishte mirë nëse vendet e Ballkanit do të arrinin të gjenin një marrëveshje si bllok shtetesh, por thotë se një gjë e tillë nuk varet fare nga këto shtete.

Sipas tij, gjithçka sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, varet nga disponimi i shteteve të BE-së, siç janë Franca dhe Gjermania.

Në bisedë e sipër ai ka treguar që mëngjesin e të shtunës do të flas në telefon me kancelaren gjermane, Angela Merkel, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut.

“ Dua t’iu informojë që nesër do të kem një telefonatë me Merkelin, duke qenë se iu informoj për telefonatat e mia me Putinin, po iu tregoj edhe për këtë bisedë me Merkelin. Varet nga ta “, ka thënë Vuçiq.

Gjatë debatit ku ishte pjesë edhe presidenti Thaçi, Vuçiq ka thënë se janë të gatshëm t’i kthehen dialogut menjëherë në rast se Kosova e heq taksën ndaj produkteve serbe.

Ai thotë që e vetmja gjë që i intereson, është paraja e serbëve, e cila po humbet shkaku i vendimit të Kosovës.

Thaçi pas debatit me Vuçiq: Po i kërkojmë mundësitë për të vazhduar dialogun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një paraqitje për media pas një paneli që e pati me presidentin serb Aleksandër Vuciq tha se marrëveshje mes Kosovës e Serbisë do të përmbyllet me njohje reciproke.

Sipas tij, ky diskutim ishte në frymën e një diskutimi për kërkim  të mundësive për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ishte në frymën e një diskutimi të kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut që dialogu të mos kushtëzohet që të arrihet një marrëveshje përfundimtare që do të përmbyllet me njohje reciproke. Dialogu nuk ka alternativë”, deklaroi presidenti.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme ta prezantojmë suksesin e vendit tonë, në shtetin ku ende s’u njoh pavarësia e Kosovës. Kishin mundësi të mira të takojmë liderë të BE’së. Ata konfirmuan mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, theksoi tutje.

Sipas tij Serbia duhet të implementojë marrëveshjet dhe obligimet në sektorin e energjisë e mos t’i pengojë serbët e veriut për çështjet e urës.

“Ka pikëpamje të ndryshme edhe për arritjet edhe për të kaluarën. Ka dallime thelbësore që janë krejt normale. E theksoj Serbia duhet të implementojë marrëveshjet dhe obligimet që ka marrë”, përfundoi presidenti.

Vuçiq: Pyesin për ndarjen e Kosovës por askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se kudo që shkon, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës apo shkëmbim territoresh, por askush nuk pyet nëse do të arrihet një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ai në forumin ‘Globsec2019’ në Bratislavë, tha se është më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë për popujt dhe shtete tjera.

Image

Vuçiq: Askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje në mes serbëve dhe shqiptarëve

“Kudo që shkojmë dhe kurdo që kemi këto lloj panele, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës, shkëmbim territoresh ose si do që e quani dhe askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nëse do të bëjmë diçka për veten tonë, që do të thotë se është më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë për popujt dhe shtete tjera. Është në rregull që gjermanët, amerikanët, rusët dhe të tjerët janë të interesuar në këtë çështje, por çështja më e madhe e rëndësishme për ne janë ata që jetojnë atje dhe duhet të bëjmë diçka për të ardhmen tonë”, ka thënë ai. 

Ai tha se gjendja nuk është ndër më të mirat dhe se është pesimist sa i përket të ardhmes por theksoi se të gjithë duhet të angazhohen për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat