Anton Quni publikon pasurin, ja çfarë ka në pronësi

Aktuale

Anton Quni publikon pasurin, ja çfarë ka në pronësi

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:47
Anton Quni

Deputeti  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, Anton Quni  ka bërë publike pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Deputeti Quni ka deklaruar si pasuri të paluajtshme  një banesë me vlerë 160 mijë euro, një  shtëpi në vlerë të 200 mijë euro, si dhe një oborr me vlerë të 12 mijë eurove, të gjitha këto në pronësi të përbashkët.

Po ashtu, ai ka deklaruar se ka një veturë të tipit BMW X5 me vlerë 7 mijë euro edhe kjo në pronë të përbashkët, shkruan "Bota sot".

Po ashtu, ai ka para të gatshme në dy banka në PCB i ka te deklaruara në emër të tij  3200 euro, kurse në emër të fëmijëve të tij 4600 euro.

Kurse, të hyrat vjetore të Qunit arrijnë mbi 26 mijë euro.

Në fund, Quni ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve, por nuk ka cekur burimin e këtyre parave.  

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat