Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asosciacionit

Aktuale

Thaçi: Lista Serbe nuk lejoi njerëzit të jenë pjesë për shkrurjen e statusit të Asosciacionit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:16
Pamje nga takimi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ishte pjesë e panelit të foumit GLOBSEC 2019, që po mbahet në Bratislavë, duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, tha se marrëveshja e vitit 2013 ka pasur një ndikim jashtëzakonisht pozitiv.

Sipas Thaçit, marrëveshja e vitit 2013 pati një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket marrëdhënieve tona.

“Ishte integrimi territorial por edhe çështja sociale e komunitetit serb në Kosovë në institucionet dhe në jetën sociale në pjesën veriore të Kosovës por edhe në tërë territorin e Kosovës. Kemi integrim në drejtësi, polici, lëvizja e lirë e qytetarëve, policia multietnike dhe oficerëve doganorë  në mes kufirit të Kosovës me Serbinë, largimi i barrikadave në pjesën veriore dhe nuk ka probleme ndëretnike. Gjithashtu për këtë të parë janë zgjedhjet qendrore dhe lokale ku mori pjesë  komuniteti serb. Për këtë do të doja t’i shprehë mirënjohjen presidentit Aleksandar Vuçiq i cili i ka vizituar dhe i ka bindur për të marrë pjesë në procesin zgjedhor i cili ishte organizuar sipas ligjeve të Kosovës”, tha ai.

Thaçi: Lista Serbe nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit të shkruajnë statusin e Asosciacionit

“Disa gjëra të cilat kanë mbetur për t’u  zbatuar nga të dyja palët. Kosovës i duhet të zbatojë marrëveshjen për asociacionin sipas ligjeve të Kosovës, me theks të veçantë  Kushtetutës së Kosovës. Ajo çka është e rëndësishme është se gjithmonë ka ekzistuar dëshira që kjo të rrihet por fatkeqësisht Lista Serbe, politikanët serb në Kosovë, nuk i ka lejuar njerëzit të jenë pjesë e procesit dhe të shkruajnë statusin e Asosciacionit”, tha ai. 

Thaçi shtoi se rreth 75 përqind e qytetarëve janë pro dialogut dhe të gjithë duan që lëvizet më shpejt drejt NATO-s  dhe BE-së.

Thaçi: Mënyra se si kemi mbetur të izoluar është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje

“Qytetarët e Kosovës e duan dialogun, e duan një marrëveshje në mes Kosovës me Serbinë, e cila do të forconte integrimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, investimet në Kosovë, për një mirëqenie më të mirë dhe një jetë më të mirë. Mënyra se si kemi mbetur të izoluar, pa liberalizim të vizave nga BE-ja është një situatë që kërkon me urgjencë një zgjidhje. Një zgjidhje jo e cila kalon përmes Beogradit, por një zgjidhje nga institucionet e BE-së, duke ndërtuar marrëdhënie më të mira dhe për këtë shpresoj  dhe punoj që të arrihet ky objektiv.  Ka shumë skeptikë dhe kritikë të cilët thonë se drejtësia nuk është në anën tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat