Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi - Bota Sot
Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Aktuale

Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:41
Kosova dhe Sllovenia të gatshme për bashkëpunim në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin bujqësor dhe rural, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë për këtë vit.

Ministrja Ziviq, gjatë këtij takimi e ka informuar atë me disa nga projektet bujqësore, të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të saj dhe me këtë rast theksoi edhe angazhimin e saj me partnerët e huaj në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat në zhvillimin e sektorëve bujqësor. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me Slloveninë për të shkëmbyer përvojat bujqësore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të sektorit.

 Nga ana e tij, ambasadori Bojan Bertoncelj vlerësoi raportet e deritanishme mes dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtejmë në mes të dy vendeve, duke theksuar me këtë rast edhe gatishmërinë e tij për mbështetje në zbatimin e projekteve të ndryshme bujqësore mes shtetit slloven dhe MBPZhR-së.

Me këtë rast, ambasadori ftoi ministren për një vizitë zyrtare në Slloveni për të marrë pjesë në takimin ndërministror, që do të mbahet në këtë shtet në gusht të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...