Mazrekaj: Shihni se si Rexhep Qosja i thur elozhe liderit të ish-Jugosllavisë Tito

Aktuale

Mazrekaj: Shihni se si Rexhep Qosja i thur elozhe liderit të ish-Jugosllavisë Tito

Nga: A.ZH Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:15
Josip Broz Tito dhe Rexhep Qosja

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot” Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një shkrim të Rexhep Qosjes të botuar në vitin 1980 në gazetën “Rilindja”.

Në këtë shkrim, Qosja i kishte thur elozhe liderit të ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito, pas vdekjes së tij.

Mazrekaj në postimin e tij në Facebook, ka thënë se Qosja ka qenë një ithtar i titizmit dhe kjo, sipas tij, dëshmohet në shkrimet e tij.

Mazrekaj ka treguar se gjyshi i tij e kishte vrarë një partizan serb të Titos në luftën e Junikut dhe për këtë kishte shkuar në burg në Nish.

Ai u ka dërguar porosi të gjithë atyre që e lidhin me komunizëm, duke iu sugjeruar që t’i pyesin “baballarët e tyre ideologjik” se nga e kanë prejardhjen.

Më poshtë reagimi i plotë i Mazrekajt:

Ky ishte shkrimi i Rexhep Qoses në vitin 1980 pas vdekjes së Titos në gazetën “Rilindja”

Shihni se si Rexhep Qosja, i thur elozhe liderit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.

Rexhep Qosja ka qenë një ithtar i titizmit dhe kjo dëshmohet në shkrimet e tij.

“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë deri në triumf përfundimtar Luftën Nacionalclirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë historike për të gjitha kohërat.

Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhnjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë.

Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive – ja një meritëtjetër e jashtëzakonshme historike.

Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdha e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.

P.S: Sa për informacion, gjyshi im e ka vrarë një partizan serb të Titos në luftën e Junikut dhe për këtë ka shkuar në burg në Nish.

Disave që na quajnë komunistë iu sugjeroj t'i pyesin “baballarët e tyre ideologjik” se nga e kanë prejardhjen!

Djathtizmi me komunizmin nuk ka lidhje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat