Ish presidenti bën hajgare me deputetët e Kuvendit

Aktuale

Ish presidenti bën hajgare me deputetët e Kuvendit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:04
Fatmir Sejdiu

Ulëset e deputetëve të Kuvendit të Kosovës u mbushën plot të premten pasdite. Kjo ndodh shumë rrallë në seancat e rregullta të Kuvendit.

Ish presidenti bën hajgare me deputetët e Kuvendit

Ulëset e deputetëve të Kuvendit të Kosovës u mbushën plot të premten pasdite.

Kjo ndodh shumë rrallë në seancat e rregullta të Kuvendit.

Karriget e deputetëve u zunë nga pjesëmarrës në konferencën rajonale e organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore.

Këtë ‘kuriozitet’ e vërejti edhe ish presidenti Fatmir Sejdiu.

Ai kur doli të flas në foltore bëri pak shaka duke thënë se janë më shumë se 120 deputetë.

“Po bëj pak shaka. Jemi më shumë se 120 deputetë. Kaq ka deputetë Kuvendi i Kosovës”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat