Ramiz Kelmendi: Taksa duhet pezulluar vetëm me kërkesën e këtij shteti

Aktuale

Ramiz Kelmendi: Taksa duhet pezulluar vetëm me kërkesën e këtij shteti

Nga: A.ZH Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:18
Deputeti i Lidhjes Demokratite të Kosovës Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratite të Kosovës Ramiz Kelmendi, ka thënë se taksa 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, nuk duhet të hiqet fare.

Mirëpo, ai ka thënë se taksa do të duhej pezulluar nëse kjo është kërkesë e mikut më të dëshmuar të Kosovës, SHBA-ve, përcjell Bota sot.

Sipas Kelmendit, duhen shikuar interesat e prodhuesve të vendit dhe të ndërtohet shija e produkteve zëvendësuese.

“Taksa 100% nuk duhet hequr fare, por nëse duhet pezulluar atëherë ky veprim duhet ndodhur vetëm me kërkesë të mikut tonë më të veçantë dhe të dëshmuar, SHBA-ve, e në koordinim me kërkesat e BE-së dhe sa më vonë për interesat e prodhuesve të vendit. Kjo e fundit, për shkak se duhet kujdesur që të ndërtohet edhe pak shija e produkteve zëvendësuese”, ka shkruar deputeti i LDK-së në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat