Reagon Nisma në Malishevë: Asnjë zyrtar i yni nuk ka aderuar në AAK

Aktuale

Reagon Nisma në Malishevë: Asnjë zyrtar i yni nuk ka aderuar në AAK

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:08
Nisma në Malishevë

Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë, ka reaguar pas lajmeve të rreme se nga kjo parti janë larguar disa zyrtarë për t’iu bashkuar AAK-së.

Nisma në Malishevë përmes një shkrimi ka përgënjeshtruar këtë lajm.

Në këtë njoftim thuhet se Nisma po çdo ditë po rritet dhe po masivizohet në nivel vendi.

“Nisma Socialdemokrate e ka liderin e vet të pakontestueshëm, z. Fatmir Limaj dhe në Malishevë subjektet tjera politike vetëm munden të admirojnë kredibilitetin e tij”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nismës

Reagimi i plotë i Nismës në Malishevë:

Asnjë zyrtarë nga Nisma Socialdemokrate, nuk ka aderuar në AAK

Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë, përgënjeshtron lajmin se kinse disa zyrtarë të lartë të saj kanë aderuar sot në AAK.

Asnjë zyrtar nga Nisma Socialdemokrate dega në Malishevë nuk ka aderuar në AAK.

Asnjë zyrtar i yni nuk është larguar nga kjo familje e madhe politike, e cila dita-ditës është duke u rritur dhe duke u masovizuar në nivel vendi.

Nisma Socialdemokrate e ka liderin e vet të pakontestueshëm, z. Fatmir Limaj dhe në Malishevë subjektet tjera politike vetëm munden të admirojnë kredibilitetin e tij.

Nisma Socialdemokrate, është duke qeverisur në nivel lokal me sukses të pakontestueshëm ndërsa, me zotin Limaj zëvendëskryeministër, Malisheva po zhvillohet, po ndërtohet dhe po ndryshon për çdo ditë në të mirë të qytetarëve të komunës së Malishevës.

Nisma Socialdemokrate, dega në Malishevë, është shumë stabile dhe me përgjegjësi të madhe punon dhe vepron konform zotimeve dhe besimit të qytetarëve që e ka marrë në të gjitha zgjedhjet që nga 3 nëntori i vitit 2013.

Poashtu dëshirojmë të ju informojmë se NISMA çdo ditë po rritet dhe po fuqizohet me aderime nga të gjitha subjektet tjera në Malishevë dhe në nivel vendi.

Nisma Socialdemokrate- Dega në Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat