Thaçi shtrinë ndikimin në Telekom, filozofi i Baton Haxhiut emërohet këshilltar i Bedri Istrefit

Aktuale

Thaçi shtrinë ndikimin në Telekom, filozofi i Baton Haxhiut emërohet këshilltar i Bedri Istrefit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Telekomi i Kosovës është zhytur në skandalin e radhës. Kryeshefi i saj, Bedri Istrefi, ka vendosur që të paguajë rreth 2 mijë euro në muaj një person që nuk e ka idenë se si menaxhohet Telekomi i Kosovës.

Pa asnjë shkollim të duhur për çështje të ndërmarrësisë dhe telekomunikimit, një person që shfaqet si analist vetëm në studion e Baton Haxhiut duke mbrojtur idetë politike të Thaçit,  sipas burimeve Insajderit është emëruar këshilltar i Istrefit.

Ismail Tasholli është i shkolluar për filozofi dhe sociologji në Austri. Përgatitja e tij dhe përvoja  e punës nuk ndërlidhen me çështje të menaxhimit të kësaj ndërmarrje publike buzë falimentimit. Por pavarësisht kësaj ai tash e tutje do ta këshillojë Istrefin.

Telekomi që kishte qenë si njëra ndër kompanitë më fitimpruresë në vend, tashmë është buzë falimentimit. Keqmenaxhimi, jokoherenca me zhvillimet teknologjike, punësimi i njerëzve joprofesionistë, bënë që Telekomi i Kosovës të jetë buzë falimentimit.

Telekomi i Kosovës tash e sa kohë gjendet në krizë të thellë financiare pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e më shumë se 60 milionë eurove.

Për gjendjen buzë falimentimit të ndërmarrjes në të cilën Qeveria e Kosovës është pronare e 100% të aksioneve është ngritur edhe komisioni hetimor nga Kuvendi i Kosovës.

Ky komision së fundmi kishte miratuar listën e personave të cilët pritet t`i intervistojë lidhur me gjendjen e krijuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat