Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja

Aktuale

Hasani: S’ka bashkim kombëtar pa shkuar në zgjedhje të reja

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:29
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se nuk mund të ketë bashkim kombëtar pa shkuar klasa politike në legjitimim të ri popullor.

Hasani, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se politikanët aktual në Kosovë nuk kanë legjitimitet për të shpallur bashkimin kombëtarë.

“Legjitimiteti i dalë nga lufta sipas Weberit, i cili nuk ka ndryshuar prej fillimit të shekullit XX, nuk është i pafund. Prej luftës ti nuk mund të jesh artist, jurist, politolog, inxhinier…Për atë punë ti duhet të vishesh, krehësh, ujdisësh në kravatë dhe të dalësh në zgjedhje e të kërkosh votën e popullit ashtu siç i kanë kërkuar”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se politikanët i kanë kërkuar votat për të qeverisur vendin e jo për bashkim me Shqipërinë.

“Për bashkim duhet të shkojmë në zgjedhje përsëri. Aty mund të futemi në lojë edhe ne aktorët tjerë të formojmë grupacione. Nëse duan ta bashkojnë me forcë, siç thotë populli “puna mbarë pa mua”. Hajde të shohim si po bashkohet me forcë pa mua”.

“Këto çështje janë për t’u ikur dështimeve katastrofale për krijimin e një shteti normal, modest siç është Maqedonia…Kosova është çështje e sigurisë së rëndë. Këta po “shiten” si njerëz që mund t’i zgjidhin problemet e ndyta me Serbinë”.

Hasani ka thënë se çështja e problemit tonë me Serbinë është çështje e gjeneratave – çështje ekzistenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat