Kjo është pasuria marramendëse e djalit të Fatmir Limajt, pa e përfshirë atë të babait

Aktuale

Kjo është pasuria marramendëse e djalit të Fatmir Limajt, pa e përfshirë atë të babait

Nga: H.O. Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:28
Durim Limaj

Durim Limaj, djali i Fatmir Limajt, njëherit edhe këshilltar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka qenë poashtu i obliguar të deklaroj pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në këtë formular ai ka deklaruar se kjo është vetëm pasuria e tij, pa e përfshirë edhe pasurinë e babait të tij, të cilën e ka deklaruar ai  vetë.

Kështu tek pasuria e paluajtshme, Limaj ka deklaruar tri banesa në vlerën prej 297 mijë euro. Tek pasuria e luajtshme dy vetura në pronësi të tij dhe bashkëshortes, njërën në vlerën 8 mijë e tjerën 20 mijë euro.

Ai posedon edhe 50% të aksioneve në Orange LD, që kanë vlerën 50 mijë euro.

Limaj mban si para të gatshme 1.500 euro në SHBA, ndërsa mbi 16 mijë euro në Kosovë. Ai ka edhe detyrime ndaj bankës, që kanë vlerën 20 mijë euro.

Ndërsa të hyrat vjetore, paga, të ardhurat nga kompania aksionare dhe meditjet kapin vlerën mbi 22 mijë euro. Pasuria e tij në total e deklaruar kap vlerën mbi 400 mijë euro.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat