Pas përgjimeve të 'BILD', Rama thërret në ndihmë edhe Baton Haxhiun: Presion për 'kokën' e Ramës!

Aktuale

Pas përgjimeve të 'BILD', Rama thërret në ndihmë edhe Baton Haxhiun: Presion për 'kokën' e Ramës!

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 09:33
Edi Rama/ Baton Haxhiu

Pas shpërthimit të skandalit menjëherë pas publikimit të përgjimeve të dosjes 339/1 nga gazeta BILD, Edi Rama, ka 3 ditë që dërgon studio më studio eksponentë të Rilindjes të cilët më shumë se alibinë e Vangjush Dakos të cilin e shiti te Sokol Balla, po për[piqen të bindin shqiptarët se “I madhi nuk dinte gjë për të gjitha këto”.

 Por pavarësisht se ditën e enjte u investua edhe vetë personalisht neveria dhe revolta e qytetarëve pas atyre që dëgjuan në 6 përgjimet e medias më të madhe në Europë, sa vjen dhe shtohet. Ndaj Edi Rama thirri urgjent për ndihmë nga Prishtina, edhe këshilltarin e tij më të afërt për çështjen e ndarjes së Kosovës, Baton Haxhiu. I pranishëm  këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, Haxhiu “harroi” të fliste për temën e tij të zakonshme, ndarjen e Kosovës, dhe u investua vetëm në çështjen e nxehtë të përgjimeve të fundit dhe veçanërisht te mbrojtja e “kokës” së Ramës.

“Përgjimi është në funksion të mobilizimit, nuk ka asgjë të re nga ky përgjim. Ky është një paralajmërim i mëhershëm se në një situatë si është kjo do përdoret përgjimi për t’i bërë presion Ramës për një qëllim politik…Lul Basha nuk ka karakter për dhunë dhe ky projekt i dhunës nuk është i Bashës… Nuk do ndodhi asgjë pas këtyre përgjimeve”, deklaroi Haxhiu.

Nga na tjetër pedagogu Curri si I ftuar I përhershëm në studion e Arjan Çanit tha se ,“nuk jam dakord me Haxhiun. Unë vet u shokova, u tmerrova kur eksponentë të krimit marrin guxim e japin urdhra… Unë them që do ketë një energji të re, njerëzit nga përgjimet fillojnë dhe reagojnë ndryshe, e mendoj mazhorancën në një rënie të lirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat