Merkel dhe Macron nuk do lejojnë që Haradinaj t'i kapë për hunde

Aktuale

Merkel dhe Macron nuk do lejojnë që Haradinaj t'i kapë për hunde

Nga: K.M Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:27
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media ka folur për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ku ka thënë se do të flitet për ngjarjet e rradhës në Kosovë, në veri të vendit.

“Kjo është një mundësi që të shihet çfarë probleme kemi dhe deri ku kemi arritur, por ka ende shumë probleme në aspektin e sigurisë. Serbia e ka vullnetin për bashkëpunim dhe kompromis”, ka thënë Daçiq, transmeton "Bota sot".

Ministri serb, Daçiq  e ka hedhur në dyshim edhe mundësinë që të mbahet takimi i Parisit, pasi që ka thënë se nëse nuk ka mundësi për marrëveshje, skemi pse të takohemi.

“Ndoshta as nuk do të ketë takim në Paris, rrespektivisht nëse ata thonë që nuk ka shanca që të hiqet taksa. Merkel dhe Macron, nuk do të lejojnë që Haradinaj t’i tërheq për hunde”, ka thënë Daçiq.

“Ne jemi për kompromis, e duam marrëveshjen. Nëse pala tjetër nuk e don, ne nuk mundemi të shkojmë kundër interesave tona kombëtare”, është shprehur Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat