Zeka nga një fshat i Shterpcës, ka një kërkesë për Haradinajn

Aktuale

Zeka nga një fshat i Shterpcës, ka një kërkesë për Haradinajn

Nga: G.B Më: 8 qershor 2019 Në ora: 10:34
Milaim Zeka me banorët e fshatit

Deputeti Milaim Zeka i cili ka formuar dhe parti politike, ka vizituar fshatin Biti të Shterpcës, i cili thotë se rrezikon që zhduket, për shkak të shkatërrimit të lumit që po ja bën komuna dhe Ministria e Ambientit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka bërë thirrje kryeministrit që të stopojë shkatërrimin ekologjik të natyrës dhe banorëve të atij fshati.

Postimi i tij i plotë:

Dje ne fsh Biti te Shterpces

Ky fshat, per shkak te shkaterrimit te lumit qe po ja ban Komuna dhe Ministria e Ambientit, po rrezikon te zhduket. I gjithe fshati, i cili jeton vetem nga bujqesia, do te shpengulet, pasiqe jeta e tyre varet nga lumi, i cili po shkaterrohet nga nje kompani, e cila po tenton te ndertoje hidrocentral.

I beje thirreje Kryeministrit, qe si kryetar i Qeverise, te stopoje kete shkaterrim ekologjik te natyres, po edhe banoreve te ketije fshati. Gjithashtu u beje thirreje te gjitha organizatave per mbrojtirn e ambientit, si dhe avokatit te popullit, qe te reagojn para se fshati te shperngulet!!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat