Rama krenar me nënkolonelin e FSK-së që diplomoi në SHBA

Aktuale

Rama krenar me nënkolonelin e FSK-së që diplomoi në SHBA

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 11:49
Rama krenar me nënkolonelin e FSK-së që diplomoi në SHBA

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Luftës, gjenerata 2019.

Në këtë vit akademik nga Kosova ka diplomuar nënkolonel Ejup Maqedonci.  

Komandanti i FSK-së fillimisht është takuar me komandantin e Kolegjit gjeneralmajor John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve.

“Ishte kënaqësi të dëgjoj nga komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Komandant i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën amerikane, me qëllim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”, deklaroi gjenerallejtënant Rama.

Komandanti i FSK-së përmbylli vizitën e tij me takim dhe brifing në Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Kolegjin e Luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat