Sekretari i Shtetit të Vatikanit nesër viziton Kosovën

Aktuale

Sekretari i Shtetit të Vatikanit nesër viziton Kosovën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 15:47
Pietro Parolin

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, nesër pritet ta vizitojë Kosovën.

Hoxhaj ka thënë se kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror.

“Vatikani ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtet ndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet tona t’i lëvizim drejt njohjes”.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Hoxhajt në Facebook.

Nesër do ta kemi një vizitë jashtëzakonisht të rëndësishme në Kosovë. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin viziton për herë të parë vendin tonë. Kjo vizitë, e para e nivelit të lartë, flet për afrimin e marrëdhënieve të Kosovës me Selinë e Shenjtë në aspektin bilateral dhe atë shoqëror. Vatikani ka qenë gjithmonë përkrahës i pavarësisë së Kosovës, ndërsa në këtë fazë finale të shtetndërtimit është e domosdoshme që marrëdhëniet tona t’i lëvizim drejt njohjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat