Mustafa: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e arritura më e madhe në fundshekullin e kaluar

Aktuale

Mustafa: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e arritura më e madhe në fundshekullin e kaluar

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 17:05
Rrustem Mustafa

Këshilltari i Presidentit, Rrustem Mustafa, ka marrë pjesë sot në shfaqjen e filmit dokumentar “Kujtojmë mos me harrue”, e cila u mbajt në Kukës.

Në një fjalë rasti në emër të Presidentit, Rrustem Mustafa, para të pranishmëve tha se jemi në prag të 20 vjetorit të lirisë së vendit tonë.

“Në fund të shekullit të kaluar, shqiptarët, intelektualët shqiptar politik dhe ushtarak i sollën vendit ndërmarrjen më të madhe historike, ndërmarrjen për çlirimin e një pjese të vendit, që quhet Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Rrustem Mustafa,  ka shtuar më tej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e arritura më e madhe në fundshekullin e kaluar. 

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e arritura më e madhe në fundshekullin e kaluar, ku të gjithë bashkërisht, secili në mënyrën e vet ishte organizuar për të dhënë kontribut për çlirimin e vendit tonë”, ka thënë ai.

Ai tha se në saje të bashkëpunimit të mirë gjithëshqiptarë organizuam dhe morëm në krah miqtë më të mëdhenj të qytetëruar të gjithë globit në krye me NATO-n, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ndërmarrja e njohur për lirinë e një pjese të vendit do të kujtohet jo sot, po edhe në të ardhmen”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat