Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ka folur për shumë çështje që lidhen me të para fillimit të luftës në Kosovës.
Ai është pyetur se a ka qenë pjesë e partisë e cila udhëhiqej nga presidenti Ibrahim Rugova.
Përgjigja e presidentit aktual, ishte se ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e LDK-së, përcjell “Bota sot”.
“Kam pasur miq dhe shokë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Takimin e parë me presidentin Rugova e kam pasur në vitin 1991. Kam qenë pjesë e Lëvizjes Studentore dhe jo asnjëherë pjesë e LDK-së”, ka thënë Thaçi.