Thaçi: S’ka pasur ndarje brenda UÇK-së, qëllimi i përbashkët ishte lufta kundër Serbisë

Aktuale

Thaçi: S’ka pasur ndarje brenda UÇK-së, qëllimi i përbashkët ishte lufta kundër Serbisë

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 23:43
Hashim Thaqi

Presidenti Hashim Thaçi duke folur për periudhën e luftës ka thënë se momentet e sulmit ndaj kullave të Jasharajve, ai nuk dinte gjë dhe se ishte duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

’S’kam pasë dijeni që po rrënoheshin kullat e Jasharajve. Askush prej luftëtarëve nuk e ka ditur, sikurse as Adem Jashari. Por ai kishte vendosur që të qëndronte në shtëpi dhe me njerëzit e vetë. Atëherë kam qenë duke kaluar rrugën Shqipëri Koosvë’’, ka thënë ai.

Tutje Thaçi sqaron se nuk kishte ndarje Brenda UCK-së, por vetëm qëndrime dhe opinione të ndryshme politike.

‘’UCK ka qenë ushtri clirimtare dhe vullnetare. Më vjen keq që s’kemi pasë logjistikë e armatim të mjaftueshëm për gjithë ata që donin të na bashkoheshin. UCK ka bërë punën më të e mirë të mundshme dhe kemi luftuar në zona të caktuara por disa zona s’kanë qenë aktive. Ka arritur mobilizim për luftë definitive. S’ka pasë kthim prapa,  ka qenë mobilizm i përkyer dhe ka bërë punën më të mirë në rrafshin politk  e ushtarak. Ndarje nuk ka pasë por synim për clirim të Kosovës. Mudd të kenë pasë bindje të ndryshme por qëllimi ka qenë i njëjtë, lufta kundër Serbisë dhe arritja e lirisë’, ka thënë Thaçi.

‘’Kemi pasë kujdes që të mos kemi fëmijë në mesin tonë, por që ka pasë përjashtime që kanë ndihmuar me gjithcka në disa zona të caktuar. Me veshmbathje, ushqim etj’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat