Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nesër diskuton për Kosovën

Aktuale

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nesër diskuton për Kosovën

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 18:26
Ilustrim

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nesër do të diskutoj për Kosovën.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nesër në Nju Jork do të diskutojë raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se do të kërkojë shqyrtimin në vazhdimësi të çështjes së Kosovës në KS të OKB-së dhe nevojën e UNMIK-ut që të mbetet i angazhuar në zbatimin konsekuent të objektivave të përcaktuara, pa ndryshuar mandatin.

Po ashtu, në këtë seancë do të diskutohet për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit ku u arrestua një pjesëtar i UNMIK-ut i cili me makinën e tij e kishte penguar aksionin policor.

Theksojmë se në disa seanca të OKB-së është kërkuar që të reduktohet stafi dhe buxheti për misionin e UNMIK-ut në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat