Befason Milaim Zeka: Ja sa anëtarë i bashkohen partisë së tij brenda ditës

Aktuale

Befason Milaim Zeka: Ja sa anëtarë i bashkohen partisë së tij brenda ditës

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 19:26
Milaim Zeka

Menjëherë pas formimit të partisë së re, nga Milaim Zeka, kanë filluar anëtarësimet në partinë e tij.

Vetëm brenda ditës së sotme, në partinë e Zekës, bashkohen mbi 250 anëtarë të rinj.

Partia Euroatlantike e Kosovës, me kryetar Milaim Zekën, do të jetë një parti konkurrente e fortë karshi partive të cilat i kemi tash e 20 vjet.

Zeka në partinë e tij, ka thënë se nuk do të pranon gjithsecilin, pasi dëshiron që partia e tij, të jetë pa njerëz me të kaluar kriminale, apo të dyshuar për gjëra të tilla.

Zeka momentalisht është deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe është shprehur së është i gatshëm që votën e tij ta përdor për rrëzimin e kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat