Në emër të kombit të tij serb, Qosja sulmon gazetën “Bota sot”

Aktuale

Në emër të kombit të tij serb, Qosja sulmon gazetën “Bota sot”

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2019 Në ora: 21:45
Rexhep Qosja

Themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, pohon se, gazeta “Bota sot”, ishte “halë” në sy për Rexhep Qosjen.

Mazrekaj ka publikuar edhe një editorial të gazetës “Bota sot”, të datës 23 tetor të vitit 2000.

Sipas Mazrekajt, Qosja nuk linte takim pa e sulmuar gazetën “Bota sot”, pasi atij i pengonte e vërteta kombëtare shqiptare që shkruhej aty.

“Që nga themelimi i saj, gazeta “Bota sot” ishte në shënjestër të hienave serbe që u pengonte fryma kombëtare që e përçonte. Por, ne asnjëherë nuk u ndalëm përballë këtyre furtunave. Përkundrazi ato na bënë edhe më të fortë!”, shkruan Mazrekaj.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Xhevdet Mazrekaj:

Në emër të kombit të tij serb, Qosja sulmon gazetën “Bota sot”

Miq, po e ndaj me ju një faqe të gazetës “Bota sot”, të datës 23 tetor të vitit 2000.

Për Rexhep Qosjen gazeta “Bota sot”, ishte “halë” në sy. Atij i pengonte e vërteta kombëtare shqiptare që shkruhej aty.

Qosja nuk do të linte takim pa e sulmuar “Botën sot”.

Kujtoj, se Rexhep Qosja, në kohën sa ishte ish anëtarë i Këshillit të Përkohshëm Administrativ, në gati çdo mbledhje të këtij ish-institucioni, kur ishte në postin e imponuar, por jo edhe të zgjedhur nga populli, kërkonte me këmbëngulje dhe nervozizëm të theksuar ndalimin e botimit të gazetës: “Bota sot” në Kosovë, duke mos ngurruar ta cilësonte me epitete nga më të ndryshmet, aq të ngjashme me agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug!

“Tanjugu”, në kuadër të shkrimeve shpifëse kundër shqiptarëve, edhe redaktorët dhe gazetarët e kombëtares “Bota sot” i quante terroristë.

Editoriali i datës 23 tetor 2000, të cilin po e shihni në fotografi, paraqet qëndrimin redaksional të gazetës “Bota sot”, ndaj sulmeve të Rexhep Qosjes.

Që nga themelimi i saj, gazeta “Bota sot” ishte në shënjestër të hienave serbe që u pengonte fryma kombëtare që e përçonte. Por, ne asnjëherë nuk u ndalëm përballë këtyre furtunave. Përkundrazi ato na bënë edhe më të fortë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat