Kjo është pasuria e Rexhep Selimit

Aktuale

Kjo është pasuria e Rexhep Selimit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 22:56
Rexhep Selimi

Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, nuk e ka pasuruar aspak inkuadrimi i tij në jetën politike, përkundër pothuajse të shumicës së politikanëve tjerë.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Selimi, përkundër që merr pagë si deputet i Kuvendit, ai nuk ka krijuar kapital që nga viti 2009.

Selimi, ishte bërë deputet i Kuvendit, në zgjedhjet e vitit 2010, si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje dhe që nga ajo kohë, pasuria e tij nuk është shtuar fare.

Selimi posedon tokë të trashëguar nga prindi i tij, e cila është blerë në vitin 1983.

Po ashtu, Selimi është pronar i një shtëpie në Prishtinë, e cila ishte blerë në vitin 1999 dhe një banese prej 74 metra katrorë, e cila po ashtu është blerë para se ai të bëhej pjesë e politikës, saktësisht në vitin 2009.

Njëri ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duket se dallon nga kolegët e tij edhe nga ana e pasurisë së luajtshme, si në posedim të veturave.

Ai ka veturë në vlerë 2 mijë e 900 euro dhe një tjetër në vlerë 8 mijë euro.

Teksa shumë politikanë kanë deklaruar pasuri milionëshe dhe aksione në shumë biznese, Selimi nuk posedon aksione në asnjë biznes.

Ai merr pagë si deputet i Kuvendit, dhe posedon kredi në njërën nga bankat kosovare në vlerë prej 10 mijë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat