Abazi: Që 20 vite nuk po mundemi të mbrohemi nga mbeturinat e krimit që ishin në pushtet në kohën e komunizmit

Aktuale

Abazi: Që 20 vite nuk po mundemi të mbrohemi nga mbeturinat e krimit që ishin në pushtet në kohën e komunizmit

Nga: N.Sh Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:52
Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi thotë se, sot 20 vjet më parë përfundoi misioni i NATO-s për të na mbrojtur nga fashisti serb.

Mirëpo, sipas tij, që 20 vjet ne nuk po mundemi që ta mbrojmë vetën nga mbeturinat e krimit të atyre që në kohën e komuniztmi ishin në pushtet.

“Para 20 viteve, në këtë ditë, përfundoi misioni i NATO-s për të na mbrojtur nga krimi fashist Serb. Që 20 vite kemi dëshmuar që nuk mund ta mbrojmë veten nga vetja dhe mbeturinat e krimit te atyre që në kohën e komunizmit kanë qenë në pushtet edhe si mendje edhe si forcë”, shkruan Abazi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat