Ja kush e kishte liruar Hashim Thaçin nga burgu

Aktuale

Ja kush e kishte liruar Hashim Thaçin nga burgu

Nga: H.O. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:03
Hashim Thaçi

Ish pjesëtari i UÇK-së, Naim Miftari ka folur ditë më parë për arrestimin e Presidentit Hashim Thaçi, pas vrasjes së gazetarit, Ali Uka. Ai ndër të tjera ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ishte liruar me intervenimin e Shërbimit Sekret Shqiptar, me ndikimin e Xhavit Halitit.

“Sa i përket arrestimit për Ali Uken, z.Thaçi ishte liruar nga burgu me intervenimin e SHISH shërbimi sekret shqiptar me ndikimin e drejtpërdrejt të Xhavit Haliti edhe polici i burgut kur e liron i thotë Thaçit se paske lidhje të forta se ishe kalbur me vite e ndoshta me dekada në burg. Dhe nuk është fare sekret se shtabi i Rognerit të Thaçit, Halitit, Sylës, Veselit, Grabovcit, ka qenë i lidhur ngushtë me SHISH shqiptarë dhe aspak nuk është akuzë, por e vërtetë se edhe vrasje tjera në Shqipëri si dhe vrasja e ministrit Ahmet Krasniqit kanë vulën e Hashim Thaçit, Halitit, Veselit, Sylës dhe vulën e SHISH shqiptar të "veteranit të Rognerit", Fatos Klosit”, thotë më tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat