Vuçiq: Bombardimet nuk kanë arsyetim, ndonëse nuk kemi qenë engjëj – Ky është reagimi i Palmer

Aktuale

Vuçiq: Bombardimet nuk kanë arsyetim, ndonëse nuk kemi qenë engjëj – Ky është reagimi i Palmer

Nga: F.B. Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:43
Vuçiq dhe Palmer

Vuçiq pas takimit me Palmer ka thënë se “nuk ka masur arsye të mjaftueshme që NATO të bënte agresion ndaj RSJ”, ndërsa Palmer ka shpreh keqardhje për humbjet por ishte ai vendim, shkruan “B92”, përcjell “Bota sot”.

Presidenti Vuçiq ka shtuar se nëse qytetarët e Serbisë mendojnë se duhet shkuar drejt ardhmërisë me raporte të kija me ShBA, duhet të gjejnë një qeveri dhe president tjetër.

“Agresioni i NATO-së ka shkatërruar shumë jetë njerëzish edhe infrastrukturën ekonomike dhe politike në kuptimin e raportit ndaj perëndimit me dekada më pas” tha Vuçiq duke shtuar se populli serb ka paguar çmim të lartë që nuk e ka merituar, ndonëse si tha “nuk kanë qenë përherë engjëj".

"Pozicioni i NATO-së është e pamundur 20 vite më pas. Nuk ka pasur arsye për agresion por shpresojmë se brenda 10 viteve njerëzit që kanë marr pjesë në atë të shikojnë vendimin nga këndi i një populli të vogël në të drejtën për ekzistencë dhe jetë", tha Vuçiq.

Ai ka thënë se Serbia duhet të mësohet të respektoj të kaluarën për shkak të ardhmërisë së fëmijëve të vetë.

"E jona është që mos të harrojmë por të kuptojmë se ajo që do ndodhë është më e rëndësishme se ajo që ka qenë. Duhet të koncentrohemi në ardhmëri dhe ardhmëria jonë duhet të jetë në raporte të mira me ShBA dhe do jap çdo gjë që të ndërtojmë raporte të atilla", tha Vuçiq.

I pyetur rreth bombardimeve të NATO-së, zyrtari amerikan ka thënë se “ShBA e kupton sa e ndjeshme është “intervenimi i NATO-së në Kosovë për qytetarët e Serbisë".

"Ne shprehim keqardhje për humbjen e jetëve , po i tillë ishte vendimi...në vend që të shikojmë vazhdimisht prapa duhet të marrim guxim dhe të shikojmë përpara pasi për qytetarët e Serbisë dhe qytetarët e Kosovës me rëndësi është orientimi në ardhmërinë evropiane e të dy vendeve", ka thënë Palmer duke porositur se: "duhet të pranojmë çfarë çmimi kanë paguar populli në të dy anët për shkak të atij operacioni dhe të kthehemi ka ardhmëria".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat