Për Jahjagën, Sali Berisha është kryeministër

Aktuale

Për Jahjagën, Sali Berisha është kryeministër

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 13:08
Atifete Jahjaga

(E plotësuar) - Ish- presidentja e Kosovës Atifete Jahjga sot në një konferencë për media ka dhënë detajet e organizimit të shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Jahjaga e cila gjatë mandatit të saj si presidente, është njohur edhe për shumë gabime në të folur gjatë paraqitjeve të saj publike.

Jahjaga është pyetur nga gazetarët nëse në  mesin e të ftuarve është edhe ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Jahjaga konfirmon se edhe Berisha është i ftuar në këtë organizim, por se i referohet si kryeministër.

Jahjaga: Duke përfshirë kryeministrin Berisha

‘Për të gjithë vendet e rajonit, domethënë duke përfshirë kryeministrin Berisha janë në kuadër të kësaj (këtyre) listave të ftesave”, u shpreh Jahjaga.

Kujtojmë se përveç kritikave për artikulimin e Jahjagës në gjuhën shqipe, ish- presidentja është vlerësuar pozitivisht gjatë paraqitjeve të saj kur fliste në gjuhën angleze.

***

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, udhëheqëse e fushatës “Për lirinë tonë”, sot bëri të ditur agjendën dhe pjesëmarrjen e miqve të Kosovës për shënimin e 20-vjetoirit të hyrjes së NATO-s në vendin tonë.

Jahjaga deklaroi se për të shënuar 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të rëndësishme.

Më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, ku janë të ftuar edhe qytetarët e Kosovës, ngase sipas Jahjagës ky aktivitet është qenësor dhe datë historike e Kosovës.

Jahjaga: Kemi ftuar miq dhe aleatë tanë me të cilët ndajmë vlerat e paqes

“Për të shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës kemi ftuar miq dhe aleat tanë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Tashmë është bërë e ditur se në këtë përvjetor historik, të pranishëm do të jenë edhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, ish-sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright dhe shumë personalitete të tjera të rëndësishme, po ashtu edhe miq të tjerë të Kosovës. Për të gjithë vendet e rajonit, duke përfshirë edhe ish kryeministrin Berisha, janë në lista të ftesave dhe kjo është bërë konform protokollit të shtetit”, tha Jahjaga.

Ish-presidentja theksoi se shënimi i 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, është iniciativë e presidentit Hashim Thaçi dhe ish-presidentëve Fatmir Sejdiu,  Behgjet Pacolli, dhe Atifete Jahjaga, ndërsa është përkrahur nga Qeveria e Kosovës.

Jahjaga: Përmes shënimit të këtij përvjetori, po nderojmë të kaluarën tanë

“Përmes shënimit të këtij përvjetori, ne po nderojmë të kaluarën tanë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme. Ju njoftoj se më 12 qershor, në orën 11:00 në sheshin Skënderbeu do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të flasin edhe presidenti Clinton dhe sekretarja Olbrajt. Në këtë ngjarje ftojmë ët jenë të pranishëm edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, bashkërisht të festojmë me miqtë tanë këtë datë të rëndësishme”, tha ajo. 

Prej orës 14:00, po në këtë ditë, do të jetë aktiviteti për ecje për liri, prej sheshit “Skënderbeu” dhe do të vazhdojë deri te busti i ish-sekretares Albright, ku do të bëhet përurimi i bustit.

Përveç kësaj, aktiviteti i radhës do të jetë vizita në bulevardin ‘Bill Clinton; afër shtatores së ish presidentit Clinton’. Në përmbyllje të këtij aktiviteti për shënimin e kësaj date në orën 17: 00 do të mbahet edhe Konferenca ndërkombëtare për siguri “20 vjet liri, një vizon për paqe të qëndrueshme”.

***

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, udhëheqëse e fushatës “Për lirinë tonë”, ka deklaruar se për të shënuar 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s, janë ftuar miq të shtetit të Kosovës, ku të pranishmit do të jenë ish-presidenti i ShBA, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit, Medline Olbrajt dhe shumë personalitete të rëndësishëm.

Jahjaga në një konferencë për media ka thënë se më 12 qershor në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror.

“Në këtë ngjarje ftojmë të jenë të pranishëm edhe qytetarët e Kosovës, sepse është një datë historike për vendin tonë”, tha Jahjaga.

Ajo shtoi se ftesa kanë dërguar edhe te të gjithë vendimmarrësit në rajon, ndër ta edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

***

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, po mban konferencë për media në emër të Këshillit Organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat