Tahiri pas deklaratës së Palmer për taksën: Serbia vazhdimisht po punon kundër Kosovës

Aktuale

Tahiri pas deklaratës së Palmer për taksën: Serbia vazhdimisht po punon kundër Kosovës

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, pas një takimi që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, tha se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, por duke kërkuar që të hiqet taksa.

Sipas Palmer taksa po shihet të jetë një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Ai ka kërkuar nga krerët e Kosovës që hiqet dhe në këtë mënyrë të dyja palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Ndërkaq sipas analistit Ramush Tahiri, taksa as nuk është normale e as nuk është ekonomike, por sipas tij është masë e detyruar politike e imponuar nga sjelljet e Serbisë.

Ai tha se vendosja e taksës qysh nga fillimi është kritikuar nga të gjitha shtetet.

“Që nga fillimi vendosja e njëanshme e tarifës doganore nga Qeveria e Kosovës është kritikuar nga të gjitha shtetet dhe nga të gjitha forumet ndërkombëtare. Kosova ka argumentuar se kjo masë as nuk është normale as nuk është ekonomike por është masë e detyruar politike e imponuar nga sjellja e Serbisë e cila në mënyrë agresive vazhdimisht po punon kundër shtetit të Republikës së Kosovës, kundër pavarësisë, kundër njohjeve dhe kundër antarësimit të shtetit të Kosovës në organizatat ndërkombetare”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Tahiri tha se kryeministri Haradinaj po e lidhë fatin e tij me mbetjen e taksës në fuqi andaj edhe po i reziston presioneve.

“Haradinaj thotë se taksa hiqet kur të hiqen arsyet e vënies atëherë hiqet edhe taksa duke e lidhur fatin e qëndrimit të vet si kryeministër me mbetjen e takses, për këtë edhe edhe po i reziston të gjitha presioneve”, ka shtuar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat