Sa para i ka harxhuar familja e Presidentit për një vit?

Aktuale

Sa para i ka harxhuar familja e Presidentit për një vit?

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 15:23
Familja Thaçi

Para një viti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij bankare kishte 136 mijë e 688 euro, por tani ka deklaruar vetëm 7 mijë e 491 euro të gatshme në llogari bankare.

113 mijë euro, presidenti ka deklaruar se i ka shpenzuar në shtëpinë e tij të re. Ndërkaq 15 mijë e 600 euro Thaçi ka deklaruar se i ka shpenzuar për nevoja familjare.

Të hyrat vjetore të familjes Thaçi shkojnë deri rreth 60 mijë euro. Prej tyre, rreth 40 mijë euro në vit Thaçi i merr nga pozita e presidentit të vendit: 33 mijë e 282 euro pagë vjetore, ndërkaq 5 mijë e 771 euro mëditje.

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi, si profesoreshë në Universitetin e Mitrovicës merr 19 mijë e 200 euro në vit.

Endriti, djali i presidentit Hashim Thaçi, pavarësisht se është i papunë, në llogarinë e tij bankare posedon 13 mijë e 500 euro.

Pasuria e paluajtshme e Thaçit arrin në 610 mijë euro. 180 mijë euro ai e ka vlerësuar një tokë bujqësore të tij prej 7 hektarësh. 80 mijë euro ka deklaruar se kushton shtëpia e tij. Ndërkaq shtëpija e tij e re sipas deklarimit të tij, kushton 350 mijë euro.

Ndërkohë bashkëshorja e tij, Lumnije Thaçi, si profesoreshë në Universitetin e Mitrovicës merr 19 mijë e 200 euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat