Çitaku ia kthen Bërnabiqit në KS të OKB-së për ‘njerëzit e malit’

Aktuale

Çitaku ia kthen Bërnabiqit në KS të OKB-së për ‘njerëzit e malit’

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 18:12
Vlora Çitaku

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ë Nju Jork po diskuton raportin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e UNMIK-ut për periudhën nga 16 janari deri më 15 maj të këtij viti.

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Vlora Çitaku u kujdes që t;ia kujtonte kryeministres Serbe, Ana Brnabiq, që bjeshkataria është një sport i vërtetë.

Pasi Brnabiq kishte thënë se janë “bukfalisht të dalur nga mali”, Çitaku në Këshillin e Sigurimit ftoi të gjithë të pranishmit t'i shohin bjeshkët e bukura të Kosovës.

Ajo tha se bjeshkataria është sport i vërtetë.

”Zonja dhe zotërinjë, ftesa është për të gjithë, ejani e vizitojeni Kosovën, përparimin do ta shihni. Ju Do të jeni gjendje të shihni Bjeshkët e Bukura të Kosovës. Bjeshkataria është një sport i vërtetë” u shpreh Çitaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat