Si është e mundur, kur u çliruam ngritëm dy gishta, e sot na udhëheqin milionerët me grusht?

Aktuale

Si është e mundur, kur u çliruam ngritëm dy gishta, e sot na udhëheqin milionerët me grusht?

Nga: N.H Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:15
Pamje nga dita e çlirimit dhe hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Themeluesi dhe botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment për përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Mazrekaj lidhur me këtë datë historike për popullin e Kosovës, ka pyetur se si është e mundur, kur u çliruam ngritëm dy gishta, ndërsa sot na udhëheqin milionerët me grusht?

Themeluesi i gazetës më të madhe në vend, me këtë rast ka shpërndarë edhe disa fotografi, për të cilat ai thotë se ato flasin gjithçka rreth asaj se kush na ka çliruar, ata me dy gishta apo këta me grusht.

Tutje, ai ka shpjeguar se ngritja e dy gishtave, tregon për atë se sa populli e donte NATO-n e bashkë me të edhe lirinë dhe demokracinë, rrugë këto të ndjekura pikërisht nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Ndërsa, për përshëndetjen me grusht, Mazrekaj thotë se paraqet një anë të errët të historisë së luftës.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Si është e mundur, kur u çliruam ngritëm dy gishta, e sot na udhëheqin milionerët me grusht?

Sot mbushen 20 vite që kur Kosova u çlirua nga Serbia me ndihmën e NATO-s dhe vendeve perëndimore.

Me këtë rast po i publikoj disa imazhe nga 10 qershori i vitit 1999, kur NATO hyri me këmbësori në Kosovë dhe shporri nga tokat tona ushtrinë serbe.

Pra, sic e shihni, shqiptarët e sapo çliruar kanë të ngritur dy gishtërinjtë si shenjë e fitores dhe demokracisë. I madh e i vogël, me dy gishta!

Këto fotografi flasin gjithçka rreth asaj se kush na ka çliruar, ata me dy gishta apo këta me grusht!

Ngritja e dy gishtave, tregon për atë se sa populli e donte NATO-n e bashkë me të edhe lirinë dhe demokracinë, rrugë këto të ndjekura pikërisht nga Presidenti Ibrahim Rugova.

Në anën tjetër, përshëndetja me grusht paraqet një anë të errët të historisë së luftës.

Në ato momente gëzimi, askujt nuk i ra ndërmend të përshëndeste me grusht, por vetëm me dy gishta.

E sot, me të drejt pyesim se si është e mundur që pushteti të jetë në duar të milionerëve me grusht!

Kujtojmë se në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota. Raportohet se në këtë përvjetor jubilar do të marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat