Hoxhaj: Tanin po përdorë OKB-në për përhapje të lajmeve të rreme

Aktuale

Hoxhaj: Tanin po përdorë OKB-në për përhapje të lajmeve të rreme

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 20:15
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kreun e UNMIK-ut se po përdorë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke përhapur lajme të rreme.

“Shumë e çuditshme! 20 vjet pasi Rezoluta 1244 solli paqe në Kosovë, kush do të kishte menduar se PSSP Zahir Tanin keqpërdorë KS të OKB-së për të përhapur lajme të rreme. E vërteta është se zyrtari i UNMIK-ut ndërhyri drejtpërdrejt dhe pengoi një operacion policor kundër krimit të organizuar në veri të vendit”, shkruan ai në një postim në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat