Shefi i ushtrisë kroate Gjeneral Mirko Shundov viziton Kosovën

Aktuale

Shefi i ushtrisë kroate Gjeneral Mirko Shundov viziton Kosovën

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 06:24
Mirko Shundov

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë Gjeneral Mirko Shundov do të vizitojë sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë do të behët me ceremoni ushtarake nga ana e ushtarëve të FSK-së.

Gjenerali Shundov do të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama. 

Po gjatë ditës se sotme Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat