Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Aktuale

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 06:30
Ilustrim

Ngjarjet e datës 11 qershor 2019

- Qytetarët e Komunës së Gjakovës organizojnë protestë paqësore në fshatin Kusar për të kërkuar ndalimin e gurthyesit në rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje  të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.. (Fshati Kusar në Gjakovë, ora 8:00)

- Gjeneral Mirko Shundov, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. (Ministria e Mbrojtjes, ora 8:30)

- Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Biznes nga Slloveni, dhe Fakulteti i Edukimit te Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Arsim, Biznes dhe Teknologji në program. (Kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike organizon takimin e Drejtoreve te Përgjithshëm te rajonit respektivisht të Ballkanit perëndimor. (Hoteli Sirius, ora 9:15)

- Ministri i  Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha dhe shefi i Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov mbajnë konferencë me temë arritjet e FSK-së dhe rruga përpara. (Salla e Madhe e Konferencave në MFSK, ora 9:25)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të KFOR-it. (Shtabi i përgjithshëm i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 11:00 - të gjitha mediat duhet të mbërrijnë në stacionin e autobusëve para ndërtesës së “RTK Radio Kosova”, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon tryezë pune lidhur me integrimin e shtetasve kosovar dhe familjarëve të tyre të kthyer nga lufta në Siri; Sfidat e Sigurisë dhe konsekuencat ligjore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunes së Prishtinës, ora 10:00)

- Dega e PDK-së dhe Rinia Demokratike e Kosovës dega në Prizren bëjn pastrimin e hapësirave dhe shesheve gjelbëruese, si dhe mbjellja e disa fidanëve në lagjen Ortakoll. (Tek shkolla e Ortakollit ''Abdyl Frashëri'' në Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupi punues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Në shënim të 20-vjetorit të çlirimitë Komunës së Gjilanit bëhën homazhe tek varri i Beqir Musliut. (Gjilan, ora 10:00)

- Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov mbajn konferencë për media. (Selia e FSK-se, ora 10:15)

- Agjencia kundër Korrupsionit ka ftuar mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objektet e Agjencisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votoj raportn vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës - AKK dhe raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit komuna e Prizrenti oragnizon aktivitet sportive. (Prizren, ora 11:00)

- Në shënim të 20-vjetorit të çlirimitë Komunës së Gjilanit bëhet shpallja e çmimit “Beqir Musliu”. (Tek biblioteka e qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Ceremoninë Solemne të organizuar nga Komandanti i KFOR-it për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë. (Film City, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetet përkujtimore në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it. (Film City, Prishtinë, ora 11:40)

- Një delegacion nga Komuna e Prishtinës do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velan. (Velani, ora 12:00)

- Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës organizon "Takime Korale" për nder të 11 Qershorit - Ditës së çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti te Autoritetit rregullator per ujera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj. (Komuna se Deçanit, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e mbrojtjes së Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje) 

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një konferencë përmbyllëse me fokus në përmbushjen e obligimeve nga MSA-ja duke krijuar një administratë publike efikase e cila do të ofronte shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset. Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Komuna se Deçanit fillon me asfaltimin e segmentit të parë të rrugës 'Deçan - Plavë'. (Deçan, ora 14:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje gjatë hyrjes në takim dhe gjatë ceremonisë së dekorimit, si dhe deklarata në fund të ceremonisë).  

- Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz, ora 15:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish-presidentin amerikan, Bill Klinton. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30 - vetëm pamje)  

- Baki Automobile organizon eventin për festimin e 20 vjetorit të themelimit të Volkswagen-Baki Automobile në Republikën e Kosovës. (Baki Automobile në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, ora 19:00)

- Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. (Katedrala 'Shën Nënë Tereza', ora 20:00)

- Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit komuna e Prizrenti oragnizon shfaqjen ''Komedia e Kuqe'' nga teatri ''Muharrem Qena'' Mitrovicë. (Teatri i Prizrenit ''Bekim Fehmiu'', ora 20:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës. (Salla Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 20:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat