Nesër, i madh e i vogël në sheshin e Prishtinës për të mirëpritur Bill Clintonin dhe ish sekretaren Albright

Aktuale

Nesër, i madh e i vogël në sheshin e Prishtinës për të mirëpritur Bill Clintonin dhe ish sekretaren Albright

Nga: D.RR Më: 11 qershor 2019 Në ora: 11:00
Bill Clinton në Prishtinë, 2009.

Nesër më 12 qershor 2019, do të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku do të marrin pjesë ish-presidenti i SHBA-vë Bill Clinton, ish-sekretarja Albright, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare. Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, përcjellë “Bota sot”.

Kurse nga ora 14:00 do jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00 , do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.

Ftohen qytetarët e Republikës së Kosovës që të bashkohen në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat