Thaçi me ushtarët e KFOR-it festojnë 20 vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovë

Aktuale

Thaçi me ushtarët e KFOR-it festojnë 20 vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:20
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shënuar në Qendrën e Komandës së KFOR-it në Prishtinë 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s.

Thaçi aty ka takuar edhe ushtarakë nga rajoni, ndër ta edhe një ushtarak nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

“Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë kujtuam vendosmërinë, forcën dhe sakrificën e ushtarëve të NATO-s, por edhe suksesin e tyre në ndërtimin e një Kosove që jeton në paqe dhe në një ambient të sigurt me të gjitha komunitetet e saj. I gëzuar që aty pashë edhe ushtarët nga rajoni që sot shërbejnë në misionet e NATO-s, ndër ta edhe ushtarakun Dervishi nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat