KFOR-i krenar që garantoi sigurinë në Kosovë për 20 vjet

Aktuale

KFOR-i krenar që garantoi sigurinë në Kosovë për 20 vjet

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 14:46
Foto

Rreth 50 mijë ushtarë nga 39 vende të botës erdhën në Kosovë 20 vjet më parë nën komandën e NATO-së. Mision i tyre ishte garantimi i një mjedisi të qetë, të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.

Sot kur është shënuar ky përvjetor, drejtues të KFOR-it thanë se ndërhyrja në Kosovë ishte operacioni më i madh i NATO-s në Evropë.

Me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, komandanti i KFOR-it Lorenzo D'Addario, ka kujtuar Prishtinën e vitit 1999, ku tha se i kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës, por edhe ndjenja se më e keqja kishte mbaruar.

Ai tha se KFOR-i ka ofruar siguruar dhe liri të lëvizjes për të gjithë duke mundësuar krijimin e kushteve për rifillimin e shërbimeve, jetës politike dhe civile. Si rezultat i kësaj, ai tha se Kosova është vend shumë më ndryshe se 20 vjet më parë.

Sipas tij, ky përparim nuk ka ardhur falas, porse gjatë këtyre 20 vjetëve më shumë se 200 ushtarë humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR.

D'Addario: Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis

Video

"Kosova është dëshmitare e zhvillimit të nja shoqërie energjike. Rrugëtimi është përplot sfida dhe ende ka shumë vështirësi që duhet të tejkalohen. E kur e kthej kokën prapa, nuk shoh më njerëz duke u munduar të shpëtojnë, kokën e tyre, por shoh qytetarë të gatshëm për ta ndërtuar mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ka ende shumëçka që duhet arritur. Megjithatë, zhvillimet aktuale në Ballkan shënojnë rrugëtimin drejt përparimit dhe integrimit që mund ta përcjellim. Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vijë vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve. Nuk mund të mbyllim sytë para sfidave, por as nuk ta anashkalojmë të ardhmen dhe duhet të vazhdojmë të shikojmë përpara dhe të ndërtojmë te ardhmen mbi përparimin e arritur deri tani. Ende mbetet edhe shumë punë për të bërë, janë ende edhe shumë qëllime për t’u përmbushur, por bashkërisht ua kemi borxh këtyre që kanë dhënë jetën", tha ai.

D'Addario u shpreh se ka ardhur koha që të gjithe njerëzit në Kosovë të përkushtohen për pajtim të qëndrueshën, sipas tij kjo mund të arrihet nëse i qëndrojmë besnik vizionit, përqendrimit ndaj të ardhmes, për të ecur përpara, të inkurajuar nga zhvillimet pozitive dhe duke iu shmangur kurtheve të retorikës ngulfatëse.

D'Addario: Njerëzit meritojnë më mirë dhe do ta fitojnë këtë

Video

"Gjatë këtyre muajve si komandat i KFOR-it e kam parë drejtpërdrejt  përkushtimit të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën dhe ngrohtësinë e të gjitha institucioneve. Ndërmarrja e vendeve të KFOR-it do të vazhdojë të sigurojë, se ora kurrë nuk ec mbrapa dhe që aspiratat legjitime për të ardhmen të shndritshme do të përmbushen. Jemi të gatshëm të vazhdojmë t'ju ofrojmë shërbim njerëzve me pa anshmëri dhe me pasion të qëndrojmë në rrugën e duhur të përparim të jashtëzakonshëm të arritur deri tani. Njerëzit meritojnë më mirë dhe ata do ta fitojnë këtë", tha ai.

Në anën tjetër, admirali James Foggo, tha se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Sipas tij, KFOR-i mbetet në Kosovë si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Foggo: KFOR-i, operacioni më i madh i NATO-s në Evropë

Video

"NATO që nga themelimi ishte Aleancë defensive e përkushtuar vizionit të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe. Ishte qershori i vitit 1999, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e themeloi Forcën për Kosovën si prezencë ndërkombëtare të sigurisë e autorizuar për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Mund të shikojmë prapa me kënaqësi se KFOR-i e ka bërë këtë. KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si force që garanton një mjedis të qetë, dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet", tha ai.

Sipas tij, KFOR-i ndihmon në mbrojtjen e vendeve të shenjta që paraqesin trashëgiminë e përbashkët jo vetëm të Ballkanit, por të botës. Në këtë 20- vjetor ai ka uruar gjeneratën e re të paqes dhe ka lavdëruar përpjekjet e tyre për të ndërtuar të ardhmen më të mirë.

Foggo: Jemi të vendosur për sigurinë dhe promovimin e paqes

Video

"Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshiroj të urojë këtë gjeneratë të re për këta 20 vjet të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshiroj të lavdëroj përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më te mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Një e ardhme e tillë është bërë e mundur pjesërisht me periudhën e paqes së vazhdueshme, të cilën NATO ka ndihmuar ta sigurojë. Kjo duhet të jetë trashëgimia që ne u japim gjeneratave të pas-konflikteve. Së bashku jemi të vendosur për sigurinë e Evropës dhe promovimin e paqes në Evropë dhe përtej. Ky është mandati ynë i vazhdueshëm për fëmijët dhe rininë. Në 20-vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po, është koha të kujtojmë, por edhe të ecim përpara", deklaroi ai.

Në ceremoninë për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë morën pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vendin tonë.

KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë. Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat