Atifete Jahjaga ka disa fjalë për Madeline Albright

Aktuale

Atifete Jahjaga ka disa fjalë për Madeline Albright

Nga: N.H Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:23
Atifete Jahjaga dhe Madeline Albright

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është krenare që njëzet vite pas çlirimit, po e mirëpret në Kosovë ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright, njërën nga kontribuueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Jahjaga thotë se vendosmëria dhe përkushtimi i sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit.

Ja shkrimi i saj:

Jam krenare që, njëzet vite pas çlirimit, të mirëpres në Kosovë ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright- njërën nga kontribueset më të fuqishme në lirinë dhe pavarësinë tonë. Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretarës Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmën e popullit tonë. Sekretarja Albright, e cila ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë, sot erdhi në një Kosovë që kultivon vlerat për të cilat ajo është angazhuar- lirinë, demokracinë, tolerancën dhe paqen.

Përjetësisht mirënjohës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat