Foggo nuk e di se kur Kosova do të anëtarësohet në NATO

Aktuale

Foggo nuk e di se kur Kosova do të anëtarësohet në NATO

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:34
Admirali James Fogoo

Admirali James Fogoo, ka deklaruar se nuk e di se kur Kosova do të anëtarësohet në NATO, pasi sipas tij ky është një proces politik.

Këto komente ai i ka bërë në konferencën për media pas shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë.

Fogoo:  E ardhmja e vendeve të Ballkanit është e ndritshme

"Kur kërkon anëtarësime nga ndonjë shtet partner apo aleatët e ardhshëm siç është Maqedonia e veriut ky është proces politik. Është diçka që duhet të diskutohet në mes të Qeverive, kështu që nuk e di përgjigjen, mendoj që është diçka që ana politike duhet ta vendos. Për sa i përket të ardhmes së këtij shteti dhe shteteve të tjera të Ballkanit mendoj se është e ndritshme dhe mirëpres integrimet euroatlantike. Duhet të shikoni drejt perëndimit dhe mendoj se jeni duke shikuar", tha ai.

I pyetur rreth mundësisë së zvogëlimit të numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë, ai tha se një gjë e tillë nuk është paraparë për tani.

Fogoo: Numri ynë mbetet i njëjtë, nuk ka plane për ndryshime

"Çfarëdo ndryshimi në kapacitete apo në numër të njerëzve në terren varet nga kushtet dhe gjatë progresit në të ardhmen në shohim edhe mundësitë për t'ia kaluar përgjegjësinë për mjedis të qetë dhe të sigurt entiteteve të tjera. Por, njëherë për një herë numri ynë mbetet konstant dhe nuk planifikojmë ndryshime. Madje, dëshirojmë që të punojmë me nivel të preventives, por njëherë për njëherë në të ardhmen e parashikueshme nuk shohim ndonjë ndryshim", tha ai.

Foggo  është pyetur edhe për bashkëpunimin me ushtrinë serbe gjer më tani, ku ai tha se bashkëpunojnë me të gjithë për të siguruar një mjedis të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat