Milaim Zeka takohet me Bill Clinton: Para 20 viteve kisha dy ëndrra...

Aktuale

Milaim Zeka takohet me Bill Clinton: Para 20 viteve kisha dy ëndrra...

Nga: G.B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:57
Hashim Thaçi dhe Bill Clinton

Deputeti Milaim Zeka sot është takuar me ish presidentin amerikan, Bill Clinton, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se ka pasur dy ëndrra para 20 viteve, njëra që të takojë prindërit e gjallë në luftë dhe e dyta ishte që ta takonte Clinton-in, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo e fundit i është realizuar, ndërsa që për nënë nuk e di a është gjallë apo jo.

Postimi i tij i plotë:

I dashur Bill Clinton

Para 20 viteve i kisha dy enderra: E para te takoja prinderit e gjalle ne lufte, dhe enderra e dyte ishte te te takoja edhe Ty personalisht. Sot, veq sa beme zbulimin e nje pllake perkujtimore per njerezit tane te vrare ne periferi te Prishtines.

Nenen akoma nuk e kam gjetur. Ajo, bashke me 1700 trupa tjere, vazhdon te jet e zhdukur.

Enderra ime e dyte u realizu sot, kur pata fatin te ju takoja ne hyrje te Parlamentit te Kosoves, dhe te flisja me Ju. Nena ime, nuk kam as piken e dyshmit, nga ajo bote, eshte ndier e lumtur, pasiqe pa Ty, pa zonjen Ollbrajt, pa Toni Blerin e shume te tjere, te jeni te sigurte qe nuk do ishim as ne. Kosova do ishte nje enklave serbe, me disa mijera shqipetare.

Faleminderit Zotit qe ti ekziston! Faleminderit dhe respekt pa fund per Ju.

Zoti ju bekofte Ju dhe Ameriken!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat