E zbulon ish-deputeti i Kuvendit: Ja pse e tërhoqi akuzën Haxha ndaj deputetes së PDK-së, përmend edhe Thaçin

Aktuale

E zbulon ish-deputeti i Kuvendit: Ja pse e tërhoqi akuzën Haxha ndaj deputetes së PDK-së, përmend edhe Thaçin

Nga: N.H Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:07
Shyqyri Haxha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar akuzat dhe kundër-akuzat që janë bërë lidhur me Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Haxha dje teksa ka raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e PTK-së ka thënë se deputetja Deliu i ka kërkuar që ta punësojë në PTK një të afërm të saj.

Ndërsa, sot ish-kryeshefi i PTK-së Shyqyri Haxha është tërhequr nga akuzat që dje i ka bërë deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra.

Tali lidhur me këtë ka thënë se kur e ka tërheq deklaratën në EULEX-i, pse jo edhe Haxha ta tërheq akuzën e tij ndaj deputetes së PDK-së. Ai mes tjerash ka pëmendur edhe presidentin Thaçi.

“Po kur e ka tërheq deklaratën në Eulex se "Thaçi i ka vënë kusht me nënshkru s'pari kontratën e Dardafonit (Z-Mibile) për t'u bërë kryeshef i PTK'ës" pse mos me tërheq edhe deklaratën e djeshmit për "kërkesën e znj Deliu për punësim të dikujt"”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat