Clinton para dhjetë viteve në Kosovë tregoi se si Rugova kërkoi nga ai të na ndihmojë

Aktuale

Clinton para dhjetë viteve në Kosovë tregoi se si Rugova kërkoi nga ai të na ndihmojë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 19:01
Presidentet Bill Clinton dhe Ibrahim Rugova

Në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në Prishtinë është duke qëndruar ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton.

Kjo është vizita e tij e katërt në Kosovë, ndërsa një vizitë shtetit për të cilin kontribuoj për liri dhe pavarësi Clinton e pati edhe në vitin 2009.

Presidenti i 42-të amerikan, kur erdhi në nëntor të vitit 2009 mbajti një fjalim në Parlamentin e Kosovës, teksa përshëndetjen e nisi duke ndarë një kujtim që kishte me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kuj­toi dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugov­ës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i krista­leve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë” – kujtonte Presidenti Clinton këtë episod me Presidentin Historik të Kosovës.

Ndërsa sot Clinton gjatë takimit me presidentin e vendit, Hashim Thaçi tha se  ndihej krenar që ishte president i SHBA-së në kohën kur dikush është dashur të ngritet dhe ta thotë qartë se “nuk ka më pastrim etnik në Kosovë, nuk ka më përndjekje të njerëzve prej shtëpive të tyre dhe nuk ka më vrasje të civilëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat