Thaçi: Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës 

Aktuale

Thaçi: Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës 

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 22:47
Thaçi me ushtarët e Republikës së Kosovës 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e shënimit të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës, është takuar me ushtarët e Republikës së Kosovës. “Në 20 vjetorin e lirisë, me ushtarët e Republikës së Kosovës, që sikurse çdo ditë tjetër edhe sonte janë në shërbim të atdheut dhe gjithë qytetarëve tanë.”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social, Facebook. 

Presidenti Thaçi sot priti në takim ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, të cilin e dekoroi me “Urdhërin e Lirisë” si dhe ishte i pranishëm në darkën solemne me Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Përveç presidentit dhe kryeministrit të pranishëm në këtë darkë ishin edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ministrja e integrimeve evropiane, Dhurata Hoxha dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt. Sot është shënuar 20 vjetori hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimi i vendit nga forcat pushtuese serbe.

Në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit në Kosovë po qëndrojnë, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat